Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, shkruan rtv21.tv

“Urime festën e Bajramit për familjen time, shoqërinë dhe të gjithë ata që e festojnë”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në Instastory.

Ndryshe, Dua Lipa është izoluar në shtëpinë e saj në Londër dhe këtë periudhë pandemie po e kalon bashkë me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid./21Media