Dua Lipa, iu ka uruar të gjithë ndjekësve të saj muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këtë këngëtarja shqiptare e ka bërë përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur një buqetë lulesh, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj një urim të përzemërt.

“Muaji i Ramazanit: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë se Dua do të jetë sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre”, të markës së njohur “Yves Saint Laurent”.

Në reklamë Dua thotë “mos kini frikë nga liria juaj”, teksa shihet duke u ngjitur shkallëve drejt majës së një ndërtese, teksa aty e largon xhaketën dhe qëndron e zhveshur./21Media

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)