Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2021.

Haradinaj ka thënë se viti 2020 ishte një vit shumë i vështirë dhe sfidues.

“Po e përmbyllim një vit shumë të vështirë, ishte sfidues, s’po ia kujtojmë njëri-tjetrit sa i vështirë ishte se jemi në prag të festave. Por, ne kemi kaluar edhe dekada e shekuj të vështirë, por s’jemi dorëzuar asnjëherë. E mbyllem edhe këtë vit, po hyjmë në vitin 2021, vitin e fitores, pra do të fitojmë mbi krejt sfidat që na presim. Nga zemra iu uroj familjet e juaj të jetë vit i mbarë, i uroj edhe miqtë tanë kudo që janë. Gëzuar”, ka thënë Haradinaj përmes një video-mesazhi./21Media