Kurti: Kohërat sikur këto testojnë durimin dhe besimin tonë për të ardhmen

Kurti: Kohërat sikur këto testojnë durimin dhe besimin tonë për të ardhmen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i uroi besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkëve.

Kurti ka thënë se Pashkët janë festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, simbol i guximit mbi frikën dhe i shpresës mbi dëshpërimin.

Ai tutje ka thënë se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për besim dhe mbështetje te njëri-tjetri.

“Urime Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë! Sot, besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë e kudo në botë festojnë Pashkët. Pashkët janë festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, simbol i guximit mbi frikën dhe i shpresës mbi dëshpërimin. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për besim dhe mbështetje te njëri-tjetri. Kemi nevojë për më shumë dashuri për të mundur frikën nëpër të cilën po kalojmë. Kohërat sikur këto testojnë durimin dhe besimin tonë për të ardhmen. Por, si popull i lashtë që jemi e si shoqëri që kemi mbijetuar nëpër rreziqe e sfida të shumta, ne dimë si të bëhemi bashkë e të fitojmë. Tash është koha të jemi bashkë sepse e kemi armikun e përbashkët! Gëzuar Pashkët! Le të jetë kjo festë e triumfit të shpresës mbi dëshpërimin”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media