Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji telegram urimi me anë të së cilit të gjithë të krishterëve u uron shëndet, mbarësi dhe lumturi.

Sipas Tërnavës, këtë vit kohë pandemie, fesat fetare te ne si gjithherë, e edhe me këtë rast paraqesin momentin e ndërgjegjësimi për bashkim, unitet, respekt, dashuri e solidaritet.

“Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë  përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në urimin e Tërnavës./21Media