Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli reagoi pas fitores së Biden në zgjedhje presidenciale në Amerikë.

Pacolli uroi Bidenin duke ecilësuar atë si një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

“Nga Kosova, ne urojmë mikun tonë, Joe Biden, i cili sapo ka fituar zgjedhjet dhe do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Një fitore e madhe! Z. Biden është dhe do të vazhdojë të jetë një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës. Ne gjithashtu urojmë Znj. Kamala Harris, gruaja e parë zëvendëspresidente e SHBA-së.”, shkroi Pacolli në Facebook.

Sipas projeksioneve, Demokrati Joe Biden është tashmë presidenti në pritje i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka reaguar në Tëitter duke falënderuar qytetarët amerikanë e duke iu thënë se “është një nder që më keni përzgjedhur për të drejtuar vendin”./21Media