Anxhelina Hadërgjonaj feston sot ditëlindjen e 27-të dhe me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta në rrjetet sociale.

Një urim të veçantë Anxhelina e mori nga nëna e saj, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj.

“Gëzuar ditëlindjen e vogla e mamit. Ti u rrite dhe tani ti je ajo që na përkëdhel të gjithëve sepse ty Zoti të solli në jetë për t’i dhënë kuptim jetës, dashurisë dhe respektit!!! Faleminderit që kurrë nuk më mërzitë..Ti je bekim. Urime ditëlindjen. Të dëshiroj edhe shumë vite të mbushura me shëndet, dashuri, gëzim dhe prosperitet”, ka shkruar Albëria krahas fotografisë së publikuar në Instagram, duke kujtuar kështu një udhëtim me të bijën në ‘DisneyLand’.

Ndryshe, Axhelina pritet që shumë të rikthehet me një projekt të ri muzikor./21Media