Sot është ditë e shënuar për këngëtaren simpatike, Valza Zhegrovën. Bukuroshja sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 17 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja do të marrë urime të shumta nga më të dashurit e saj. Një urim të veçantë Valza, në minutat e parë të ditëlindjes e mori nga vëllai i saj, Edon Zhegrova.

Ai përmes një imazhi e uroi motrën me rastin e ditëlindjes së 17-të. “Happy birthday young queen”, shkroi Edoni sipër imazhit ku shihet me Valzën.

Valza Zhegrova shpejt u shndërrua në një senzacion në rrjetet sociale me videot e saj duke kënduar “cover”-a të këngëve të ndryshme. Ajo tani është emër i dashur nga publiku shqiptar. “Aman”, “Ike”, “Andale”, në bashkëpunim me Don Phenom & Mixey, “Luje Baby”, në bashkëpunim me Zaza, janë vetëm disa nga projektet e Valzës.

Ndërkohë, “Hala” është projekti i fundit i Valzës, në bashkëpunim me Kanitën, i cili është publikuar më 05 korrik./21Media