Këngëtari i mirënjohur dhe tejet i dashur nga publiku, Sabri Fejzullahu sot shënon 73 vjetorin e lindjes. Në datën e tij të veçantë, artisti ka marrë urime të shumta.

Por, një urim të bukur Sabriu e ka marrë nga një person i tij i veçantë. Bashkëshortja e tij, Nera në orët e para të ditës së sotme e ka uruar publikisht këngëtarin me rastin e ditëlindjes.

Ajo në instastory ka publikuar një imazh të bukur me bashkëshortin, me ç’rast ka shkruar disa fjali të bukura, shkruan rtv21.tv

“Ti uroj ma te mirat ne jete dashni edhe 100 bashk me femit nipa e mbesa”, ka shkruar bashkëshortja e Sabriut.

Sa i përket karrierës muzikore, më 31 korrik 2020, Sabri Fejzullahu ka publikuar projektin”Edhe nje here”./21Media