Sot është ditë e veçantë në familjen e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit. Nusja e djalit të këngëtares sot ka ditëlindjen dhe me këtë rast, Remzia i bëri një urim të veçantë nuses.

Ajo në instagram, ku numëron 219 mijë ndjekës publikoi në storie një imazh të bukur të Gëzimes, me ç’rast i thuri edhe disa fjalë. “Urime e bukura jone ditelindjen u befsh 100”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

Ndërsa, Gëzimja natyrisht që urim të veçantë mori edhe nga bashkëshorti i saj, Hamza, i cili e uroi me fjalë dhe foto të veçantë.

Ndërkohë, Gëzimja në instagram postoi një imazh të bukur familjar, krahas së cilit bëri të ditur se ndihet e plotësuar, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Hamza dhe Gëzimja dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar më 7 prill të vitit të 2019. Ndërsa, në muajin mars janë bërë prindër të vajzës, Emma./21Media