Një ditë e veçantë për Granitin

Një ditë e veçantë për Granitin

Granit Xhaka ëahtë një nga futbollistët shqiptar më të talentuar. Mesfushori  i Arsenalit, Granit Xhaka sot feston 26-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Së fundmi ai ka marrë edhe një urim special nga vëllai i tij më i madh, Taulanti, i cili është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, shkruan rtv21.tv 

Ai ka zgjedhur rrjetin social Instagram për t’i uruar me fjalët më të mira ditëlindjen, Granitit.

“Si fillim dua të them se e falënderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty që mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese .Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim të uroj edhe 100 vite te lumtura”, kishte shkruar Taulanti poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Me futboll Graniti filloi të merret shumë herrët, në vitin 2002, ai u transferua tek Baseli  ku luajti me skuadrën e të rinjve deri ne 2008. Me pas ai kaloi tek Basel U21,  ku luajti deri ne vitin 2010, për tu transferuar më pas tek skuadra e parë e Baselit.

Ndryshe, Graniti në vitin 2017, është martuar me bukuroshen Leonita Lekajn.


Kujtojmë se, Graniti ka lindur në Basel të Zvicrës por, prindërit e tij janë nga Kosova, saktësisht nga Podujeva. /21Media