Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar sot besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjes.

Osmani ka thënë se në këtë periudhë të vështirë, kur ne dhe bota po përballemi me Covid-19, duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi.

“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis popujve. Urimet e mia shkojnë në secilën familje të krishtere. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në jetën tuaj! Në këtë periudhë të vështirë, kur ne dhe bota po përballemi me covid-19, duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi. T’ua zgjasim dorën atyre që janë në nevojë, ta ngjallim shpresën për një të ardhme më të mirë! Festat fetare tek populli ynë gjithherë na kanë bashkuar. Si çdo vit edhe sivjet, të festojmë bashkë, të jemi solidarë dhe të reflektojmë harmoni!”, thuhet në mesazhin e Osmanit për Krishtlindje./21Media