Sot feston ditëlindjen Adelina Thaçi

Sot feston ditëlindjen Adelina Thaçi

Këngëtarja e mirënjohur e skenës muzikore Adelina Thaçi ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, ajo prapë se prapë ngjall interes tek publiku.
Sot Adelina feston ditën e lindjes. E bashkëshorti i saj Bardhyl Meta e ka uruar atë përmes një postimi në Facebook, duke shprehur fjalët më të mira për të si dhe duke e konsideruar atë si mbështetësen më të madhe gjatë luftës së tij që ka pasur me kancerin. “Sot e ka Ditëlindjen – nëna e Fionës dhe Melisës – Adelina Thaçi Meta – ajo, që ishte pranë meje në çdo sekondë, në luftën time me Kancerin – Ajo – që m’Riktheu prej “asaj bote” – tue m’recitue e këndue kangët e poezitë që dua ma së shumti – ndërkohë që unë kisha mbet vetëm një frymë…!
– Zemër, fryma ime, e Fionës e Melisës – jetofsh sa malet e Kosovës, gjithherë Faqebardhë – ashtu si t’ka falë i Madh Zot!\”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ndryshe Adelina Thaçi ka lindur më 31 maj të vitit 1980, pra sot ajo ka mbushur 37 vjet./21Media