Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, po feston ditëlindjen. Këngëtarja ka mbushur sot 42 vjet.

Një urim të veçantë për ditëlindje, Leonora e mori nga nëna e saj, Feride Jakupi.

“Urime ditëlindjen gëzimi i parë i nanës! Leonora Jakupi, ti drita e syve të mi! Paç bekimin e Zotit ti që çdo ditë më bën me diell e ma mbushë zemrën dashuri. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën time! Të don mami shumë”, ka shkruar nëna e këngëtares krahas fotografive që ka publikuar në Facebook.

Urime ditelindjen gezimi i pare i Nanes! Leonora Jakupi Ti drita e syve te mij! Pac bekimin e Zotit ti qe cdo dite ma…

Posted by Feride Jakupi on Wednesday, 3 March 2021

Këngëtarja gjatë ditës ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj./21Media