Deklaroi se kufizimi i hyrjes në Shengen do të zgjasë 30 ditë

Deklaroi se kufizimi i hyrjes në Shengen do të zgjasë 30 ditë

Kryetarja e komisionit evropian, Ursula Von der Leyen propozon të ndalohet hyrja në BE për të gjithë 30 ditë.

Në një video mesazh në Twitter, ajo saktësoi që propozimi përjashton të gjithë ata që banojnë në BE, anëtarët e familjes të shtetasve të vendeve anëtare, diplomatët dhe stafin, si mjekë, infermierë dhe ekspertë që ndihmojnë në ndalimin e koronavirusit, si dhe njerëzit që transportojnë mallra. Ajo njoftoi se kufizimi i hyrjes në Shengen do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet sipas nevojës.

Presidentja e KE-së vlerëson se duke zvogëluar ndërveprimin shoqëror, shkalla e përhapjes së virusit gjithashtu do të ulet.

“Në mënyrë që të jetë efektiv, ky kufizim duhet të zbatohet edhe nga ana e katër vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, por që janë pjesë e Shengenit”, tha Ursula von der Leyen.