Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai u infektua disa ditë pasi e festoi ditëlindjen e 34-të

Bolt publikoi një mesazh të shkurtër në Twitter, teksa njoftoi se testin e kreu të shtunën, dhe tani është në vetizolim në shtëpinë e tij në Xhamajka.

Tha se do t’i telefonojë miqtë e tij “dhe t’ju tregojë atyre që kishin kontakt me mua të karantinohen dhe të jenë të qetë”./21Media