Një nga problemet më të mëdha si për gra ashtu dhe për meshkujt janë aknet apo njollat që ato lënë në fytyrë sidomos në periudhën e adoleshencës. Dalja e tyre ndonjëherë është si shkak i problemeve hormonale dhe në këto raste duhet të kontaktoni me mjekun tuaj. Herë të tjera aknet mund të dalin si pasojë e kequshqyerjes. Nëse keni provuar çdo gjë dhe ende nuk keni gjetur zgjidhje mund të provoni të hani këto ushqime:

Veza: është e rëndësishme sepse përmban 3 vitamina thelbësore për balancimin e hormoneve dhe për një fytyrë të pastër: vitaminën A, vitaminën D dhe selenium.

Xhelatina vjen nga kolagjeni dhe është një proteinë e cila lufton aknet dhe celulitin. Gjithashtu ajo ndihmon në luftimin e stresit.

Spinaqi dhe ushqimet e tjera me ngjyrë jeshile: ndihmojnë në balancimin e estrogjenit i cili normalizon nivelin hormonal.

Yndyrnat e shëndetshme: Është e rëndësishme të dini që yndyrnat që duhet të konsumoni janë ato që përbëhen nga vitamin A, K2, D dhe E. Duhet të ketë elementin Omega 3 dhe mineralet iodinë, selenium dhe magnesium.