80-90% e grave mund të kenë celulit në disa faza të jetës. Dhe ka shumë mënyra mjekësore për ta trajtuar celulitin, sikurse terapitë me laser, ndërhyrjet kirurgjike, por të gjitha janë të padëshirueshme dhe të shtrenjta. Por mënyra më e mirë është me një dietë të shëndetshme nga e cila do të përfitojë i gjithë trupi juaj.

1.Pjepri

Pse funksionon: Pjepri ka 91% ujë dhe ka një efekt diuretik.

Çfarë bën: Lëngu i pjeprit mund të zvogëlojë gropëzat në kofshë. Sipas një studimi, 40 grave të moshës 31-50 iu është thënë të përdorin lëngun e pjeprit për 56 ditë, dhe ato humbën një sasi të celulitit në këtë pjesë. Pjepri nuk përmban yndyrë ose kolesterol.

2.Çokolata e zezë

Pse funksionon: Çokolata e zezë përmbanë antioksidantë.

Çfarë bën: Antioksidantët largojnë dhjamin, i cili ndikon në shfaqjen e celulitit. Ndihmon sistemin kardiovaskular dhe aktivizon qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në uljen e gropëzave.

3.Hudhra

Pse funksionon: Hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut.

Çfarë bën: Hudhra përdoret për trajtimin e obezitetit dhe po ashtu ndikon në trajtimin e lëkurës dhe celulitit. Një dietë e pasur me hudhër mund t’i largojë toksinat./21Media