Ushqimet që ndihmojnë në nxirjen e lëkurës!
17 Korrik 2020
Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës
Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore dhe foto-plakje, do të përfundojmë që 20% e plakjes vjen nga plakja natyrale, ndërsa 80% nga dielli.
Më poshtë keni disa ushqime që ndihmojnë në nxirjen e lëkurës:
Limoni
Një gotë ujë me limon sapo çohemi në mëngjes ka efekt pastrues, ndihmon sistemin tonë tretës dhe pastron mëlçinë nga helmet. Përfitime nga ujë me limon ka edhe lëkura pasi i dhuron shkëlqim.
Patatja e ëmbël
Janë të pasura me betakaroten, vitaminë A dhe C, riparojnë dëmet e lëkurës, po kështu ndihmojnë në neutralizimin e veprimit të radikaleve të lira të cilat dëmtojnë shtresat e lëkurës.
Bajamet
Janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidanti përgjegjës për ngjyrën dhe fleksibilitetin e lëkurës, po kështu mbron nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravioletë.
Ananasi
Ananasi stimulon qelizat që prodhojnë kolagjenin-(fibroplastis), ndihmon në trajtimin e akneve dhe probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.
Panxhari
Ky perim është një antioksidant i fuqishëm, i cili stimulon riparimin e indeve dhe rinovimin qelizor. Është i mrekullueshëm për të pastruar organizmin nga helmet, ashtu sikurse molla dhe xhenxhefili.
Fiku
Ky frutë përmban kalium, stimulon procesin tretës, teksa farat e tij fuqizojnë eliminimin e helmeve nga organizmi.
Spinaqi
Spinaqi përmban vitaminën A, shumë i rëndësishëm në rinovimin qelizor dhe nivelin e vitaminës C, të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit.
Qumështi dhe nënproduktet
Konsumoni sa më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij. Pasi falë përmbajtjes së lartë me aminoacide esenciale stimulojnë sintezën e proteinave dhe kolagjenit, të cilat janë esenciale për ngjyrën e lëkurës tuaj.