Katër ushqimet që janë të sigurta për t’u konsumuar

Katër ushqimet që janë të sigurta për t’u konsumuar

Ekzistojnë disa lloje të ushqimeve që nuk kanë datë skadence, kështu duke e bërë më të sigurt konsumimin e tyre.

Katër llojet e ushqimeve që nuk iu skadon afati:

Orizi

Image result for rice

Temperatura më e mirë për të ruajtur orizin është në 4.5 ° C ose më e ulët. Është mirë të ruhet në enë plastike për ushqime ose në kavanoza qelqi. Siç tregon një studim, në këto kushte, orizi mund të ruhet deri në 30 vite dhe nuk do të humbasë aromën apo vlerat ushqyese.

Kripa

Kripa në të vërtetë është një mineral, jo një produkt, prandaj është e pamundur që ajo të prishet. Sigurisht, nëse nuk bie në kontakt me ujin apo lagështirën.

Uthulla

Uthulla e bardhë është një produkt tjetër pa një afat të skadimit, por duhet të jeni të sigurt se po e ruani në kushte të përshtatshme. Duhet ta ruani në një enë qelqi, të ftohtë, të errët dhe larg burimeve të nxehtësisë.

Qumështi pluhur

Qumështi pluhur që përpunohet sipas të gjitha standardeve të duhura shëndetësore mund të ruhet për një kohë të gjatë pa humbur vlerat e saj ushqyese.