Për ta mbajtur trupin ndaj sëmundjeve  duhet të rrisni sistemin  imunitar. Më poshtë po listojmë disa nga ushqimet që i japin forcim sistemit tonë.

Bajamet

Te pasura me calcium bajamet na ndihmojne të mbajmë trupin në formë. Ato gjithashtu kanë në përmbajtjen e tyre vitaminën E dhe Fibra të cilat ndihmojnë për të pasur nën kontroll sheqerin në gjak.

Farat e lulediellit

Ulin rrezikun e sëmundjeve kronike dhe Alzheimerit. Ato forcojnë zemrën dhe parandalojnë sëmundjet. Farat e lulediellit gjithashtu ndihmojnë nënat shtatëzëna dhe ndihmojnë në zhvillimin e fetusit.

Papaya

E pasur me antioksidantë, papaja është zgjedhja e duhur pëe të reduktuar dhimbjet, inflamacionet dhe ul riskun për shfaqen e kancerit.

Kivi

Kivi përmban vitaminën C, vitaminën K dhe vitaminën E dhe është fruti që ndihmon me sëmundjet asmatike dhe forcon sistemin imunitar. Kivi ndihmon dhe në parandalimin e rrufës dhe gripit.

Xhinxheri

Kjo erëz bën mrekulli në trupin tuaj. Ul nivelin e kolesterolit, ul dhimbjen e periodave dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet në tërësi.