Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, Misioni i NATO-s përmes një postimi në “Twitter”.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, ShBA, dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO/KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovën”, thuhet në postimin e tyre.

Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 trupa sa janë në total./21Media