Ushtria izraelite ka hyrë në Rripin e Gazës

 

“Forcat ajrore izraelite dhe trupat tokësore po kryejnë një sulm në Rripin e Gazës,” tha deklaruar një zëdhënës i ushtrisë izraelite në një mesazh të shkurtër.

Sipas kesaj kumtese ushtarake, aksioni izraelit ka filluar rreth 20 minuta pas mesnatës sipas kohës lokale.

Duke iu përgjigjur në një pyetje nga agjencia e lajmeve AFP, zëdhënësi i ushtrisë Jonathan Conricus konfirmoi se ushtarët izraelitë kishin hyrë në enklavën palestineze.

Kryeministri izraelit Netanyahu tha se Hamasi do të paguante një “çmim shumë të lartë” për veprimet e tij.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që duhet bërë” citohet të ket thënë Netanyahu.
“Fjala e fundit nuk është thënë ende dhe ky operacion do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme,” ka thënë ai.

Rreth mesnatës me kohën lokale, Hamasi u përgjigj duke gjuajtur disa raketa në jug të Izraelit. Qyteti i Bersheba u godit më së rëndi.

Konflikti ndermjet ushtrisë izraelite dhe Hamasit,që filloi të hënën, u përshkallëzua më tej dje. Hamasi gjuajti raketa thellë në territorin izraelit, i cili u kundërpërgjigj me sulme ajrore.
Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, 109 palestinezë janë vrarë dhe 621 janë plagosur në Gaza që nga e hëna,
ka raportuar sonte agjencia e lajmeve AFP./ E.D-21Media

Back to top button