Ushtria merr nën kontroll një qytet strategjik

Soran tani nën kontrollin e Sirisë

Ushtria siriane, e mbështetur nga sulmet ajrore ruse dhe milicitë iranian, ka marrur nën kontroll qytetin  Soran, që gjendet afër qytetit Hama, kanë njoftuar luftëtarët rebelë dhe banorët lokal.

Një pjesëtarë i grupit rebel, i ka thënë agjencisë Retuers se “ka pasur bombardime që kanë goditur qytetin dhe zonën përreth”. Ai tha se rebelët zhvilluan “betejë të ashpër” por u detyruan që të tërhiqen.

Rebelët kanë raportuar se trupat siriane, pas sulmeve ajrore të avionëve rusë, u nisën dretj qytetit Soran. Qytetet në afërsi, përfshirë Latamneh dhe Kafr Zeita, gjithashtu kanë qenë cak i këtyre sulmeve.

Back to top button