Bëhet fjalë për transportin më të shpejtë dhe të sigurt të mundshëm kur kuajt janë në rrezik. Për këtë qëllim, Ushtria Zvicerane tani ka filluar një projekt që i bënë kuajt të “fluturojnë”.

Për ta çuar shpejt një kali në klinikë, a ka rimorkio apo transportues? Ushtria Zvicerane, donte të dinte nëse mund të shkonte më shpejt nw një mënyrë tjetër. Për ta bërë këtë, ajo filloi një projekt të pazakontë shkencor: Së bashku me Klinikën për Mjekësi Veterinare në Spitalin Universitar të Cyrihut.

Një kali i lidhur mirë u tërhoq nga një helikopter dhe lëvizi në ajër për 45 minuta, me shpejtësi deri në 140 km/orë.

“Qëllimi është të trajnojmë transportin dhe evakuimin e shpejtë të kuajve të lënduar në një spital të kafshëve, të zgjedh proceset dhe të krijojmë një protokoll standarde të shpëtimit”, shpjegon Stéphane Montavon, shefi veterinar i Ushtrisë Zvicerane.

Ky projekt mundëson dërgimin e kafshëve në një klinikë kuajsh në një maksimum prej katër orësh. Gjithsej dymbëdhjetë kuaj u transportuan gjatë stërvitjes në një ditë, dikur tre kuaj ishin varur nën helikopter në të njëjtën kohë.

Për fluturim, kuajt qetësohen paraprakisht me ilaçe, pambuku thithës i zhurmës shtyhet në veshët e tyre dhe fusha e tyre e shikimit është e kufizuar. Gjatë fluturimit, kuajt monitorohen me elektrokardiogram dhe matet temperatura. Të dhënat transmetohen përmes Bluetooth tek një veteriner i cili është ulur në helikopter.

Anton Fürst, drejtori i Klinikës për Kirurgjinë e Kuajve në Universitetin e Cyrihut, ishte gjithashtu në terren për fluturimin provë dhe pranoi para gazetarëve. “Vërtetë të bën zemra të tkurret kur e lidh një kal të shëndetshëm për helikopteri për një projekt shkencor.

Konkluzioni i tij për “Aargauer Zeitung” është se kuajt fluturojnë shumë rehat, por mbi të gjitha ata shërohen relativisht shpejt dhe janë në gjendje të mirë pas këtij fluturimit./21Media