Një 25 vjeçar nga Maroku ka gjetur një mënyrë interesante për të bërë ushtrimet fizike ditore. Në mungesë të palestrave në kohë pandemie, tërheqjet me forcë të krahëve i bën me anë të një shtylle metali të vendosur në mes dy ndërtesash.

Ai e vendos këtë shtyllë metali në mes dy ndërtesash pesë katëshe, dhe do të bënë ushtrime fizike, përcjell rtv21.tv

Ky guximtar i cili quhet Khalid Tenni, këtë video me këto ushtrime i realizoi mbi çatinë e dy ndërtesave në Rabat.

Khalid, me parkur filloi të merret në vitin 2012. Ai këtë video në mediat sociale e postoi bashkë me shkrimin: “Jam lodhur nga pandemia. Pasi që hollet sportive dhe hapësirat tjera u mbyllën për shkak të saj, vendosa që ushtrimet ditore ti realizoj në çati”.

Ndryshe, rreth 500 mijë persona ishin të infektuar me COVID-19 në Marok, ku mbi 8 mijë e 600 persona e kanë humbur betejën me këtë virus./21Media