Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës SH.M. për shkak se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Siç u njoftua, të pandehurës SH.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri e pandehuraSH.M. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarin – vëllain e saj, pasi që e njëjta në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit”, u bë e ditur në komunikatën e gjykatës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.