Uta Ibrahimi ishte njëra prej mysafireve të veçanta në emisionin e sotëm “Diçka po Zihet”. Ajo bashkë me gazetaren e RTV 21 Edona Demiqin na sollën kënaqësinë e ngjitjes për në majën e Peribregut, deri sa po i priste nikoqirja e emisionit Xheraldina Vula për drekë.

Uta e maleve e cila na bën krenarë me arritjet e saj dhe Edona që përveç gazetarisë ka një pasion të veçantë për ecjen në bjeshkë, arritën në majën e Peribregut.

Megjithatë, përveç ngjitjes Edona kishte edhe një sfidë, iu deshtë ta kryente edhe punën e kameramanit pasi që njëri prej kameramanëve u dorëzua.

Ashtu siç tha edhe Uta gjatë ecjes “Kjo është fuqia e vajzave”. /21Media

#DPZ #Uta dhe #Edona për në majën e Peribregut, kameramani dorëzohet

#DPZ #Uta dhe #Edona për në majën e Peribregut, kameramani dorëzohet

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 11. Oktober 2020