Është fare e thjeshtë për t’u përgatitur dhe përbërësit i kemi pothuajse të gjithë, në shtëpi

Është fare e thjeshtë për t’u përgatitur dhe përbërësit i kemi pothuajse të gjithë, në shtëpi

Duhet vetëm uthull molle dhe lëvore portokalli për të përgatitur lëngun që do të heqë të gjitha njollat nga sipërfaqet e pajisjeve të kuzhinës. Të gjithë luftojmë me ‘kokëfortësinë’ e vajit për t’u larguar nga soba por tashmë nuk është problem për ta larguar.

Mjafton të qëroni një portokall dhe t’i hidhni lëvoret në një enë me uthull molle. Lërini pak bashkë, rreth 1 orë dhe kalojeni lëngun në një enë me të cilën keni mundësi të spruconi. Përdoreni për njolla të forta të sobës. Nëse nuk largohen menjëherë, hidhni pak sodë buke mbi sipërfaqen e ndotur dhe më pas vijoni me lëngun e uthullës dhe portokallit.