Receta që do të ndihmojë ambientet e shtëpisë

Receta që do të ndihmojë ambientet e shtëpisë

Është thënë disa herë tashmë që uthulla gjen përdorim të gjerë për pastrime të çdo lloji.

Receta më poshtë është e thjeshtë dhe përveçse për të pastruar, do të ndihmojë ambientet e shtëpisë të mbajnë edhe aromë të mirë, pa përdorur kimikate.

Përgatitja:

Në një enë të madhe qelqi fusni lëkura portokalli (nëse doni edhe 2-3 shkopinj kanelle) dhe mbusheni me uthull të bardhë. Mbylleni dhe lëreni të pushojë për dy javë.

Lëngun kalojeni në një enë, shishe plastike, me të cilën keni mundësi të spërkatni dhe të pastroni të gjitha sipërfaqet e papastra në shtëpi.