Pasi ka shkëlqyer me Ferencvaroshin në Ligën e Kampioneve, ku ka shënuar edhe dy gola, Myrto Uzunit tashmë “i hanë këmbët” për të shënuar edhe me kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet e radhës për Ligën e Kombeve. Këtë e ka shprehur sulmuesi beratas në konferencën për shtyp për gazetarët.

Kam shënuar dy gola me vlerë për ekipin, por tani është koha për Kombëtaren dhe të japim maksimumin të gjithë të bashkuar dhe të marrim rezultate pozitive. Normalisht, kur vjen Kombëtarja, ndjesia është shumë e madhe, sepse, që një futbollist të veshë fanellën e Kombëtares, është diçka shumë e mirë. Realisht, golat më japin motivim edhe shtysë të vazhdoj akoma përpara”, ka thënë sulmuesi i kombëtares shqiptare .

Më pas, Uzuni ka folur edhe për këshillat e trajnerit Reja dhe partneritetin në lojë me lojtarët e tjerë të repartit ofensiv në përfaqësuesen tonë.

Trajneri më uroi për golat dhe paraqitjen që bëra pasi ata ndjekin çdo gjë. Normalisht, puna ime është të shënoj sa më shumë gola me klubin tim, sa i përket Kombëtares, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Për aktivizimin e vendos trajneri, puna ime është të shënoj gola. Normalisht që mirë ndihem me Baren dhe Manaj, sepse jemi bashkë që nga ekipi i U-21 dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Pak më shumë me këta të dy”,  ka theksuar Uzuni./oranews