Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ndre Mjeda (1866-1937) ishte teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar nga Shqipëria.

Ndre Mjeda ishte njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Me një frymëzim të parë romantik e djaloshar ai ka krijuar poemën e mallit e të dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës shqiptare (Andrra e jetës). Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingëllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemën e revoltit dhe himnin e lirisë (Lirija).

Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot./21Media

VAJI I BYLBYLIT

Po shkrihet bora
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon ?

Pushoj murrlani
Me duhie t`vet :
Bylbyl i vorfen ,
Cou , mos rri shkret.

Gjith fushet e mallet
Blerimi i mbeloj;
Livadhi e pema
Gjith kah lulzoj.

Nder pylla e ograja,
N`ma t`mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith kend.

E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue qe veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A cile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s`ta pret;
Me zeher haejen
Kurkush s`ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim;
E gjith ku t`rreshket
Shkon fluturim.

Neper lamije
Ke me gjet mel;
Për gjith prendveren
Njajo buk t`del.

E kur t`zite edi
Nder prroje pi;
Të njato prroje
Qe ti vete di.

Tash pa frige cerdhen
E ban n`ndo`j lis;
Nuk je si i njeri
Qe nuk ka fis.

E kur t`vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t`ndie rri;
Prej aso vendit
Dahen me zi.

A cile kafazi
Bylbyl flutro;
Nder pyje e ograja
Bylbyl shpejto.

Nder drandofille
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjemon?