Darnella Frazier, quhet vajza e cila filmoi gjithçka ditën e tmerrshme të 25 majit të vitit të kaluar, ku një afrikano-amerikan vdiq pasi një ish-polic iu gjunjëzua në qafë për nëntë minuta, duke e penguar frymëmarrjen normale të tij, e cila rezultoi me vdekje.

E njëjta u nderua me çmimin “Pulitzer” për guximin që kishte për të filmuar gjithçka.

Vrasja e Floyd ndikoi në gjithë vendin, ku edhe shkaktoi protesta masive.

Frazier ishte 17 vjeç në kohën kur filmoi vdekjen e Floyd nën gju të oficerit të policisë në Minneapolis Derek Chauvin, e që e njëjtja u thir që të dëshmoj në gjyqin e Chauvin, pasi i njëjti do dënohej me burg.

Po ashtu, bëhet e ditur se bordi tha që Frazier mori këtë “çmim” për “raportimin me guxim të vrasjes së George Floyd, një video që nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në të gjithë botën, duke theksuar rolin thelbësor të qytetarëve në kërkimin e gazetarëve për të vërtetën dhe drejtësinë”./21Media