Vajza e Diellza Kolgecit feston ditëlindjen, edhe këtë vit gëzuan fëmijët në Pediatri

Helena Rela Rugova, vajza e Diellza Kolgecit feston sot ditëlindjen e 3-të.
Edhe këtë ditëlindje e festuan në repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe iu dërguan fëmijëve dhuratat e ditëlindjes së Helenës.
Diellza ka thënë se duke i gëzuar ata festa është më e bukur. “Duke nda dashuri e kujdes jeta është më e lumtur”, ka thënë ish Miss Kosova.
Ajo ka treguar se kjo është hera e dytë që Helena feston në Pediatri me fëmijët që kanë nevojë shumë për dashuri.
“Uroj nga shpirti që Helena të ketë shëndetin, fatin dhe të bëhet grua e fortë e me zemër të bardhë”, ka shkruar Diellza në Facebook, teksa ka ndarë edhe disa fotografi të shkrepura në repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë./21Media

Back to top button