Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, feston sot ditëlindjen.

Rina ka udhëtuar së bashku me partnerin e saj Sin Boy drejt Turqisë, për të festuar së bashku ditëlindjen e 22-të.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ku shihen shumë ëmbëlsira.

“E gëzofsha ditëlindjen, 22”, shkruan Rina krahas fotografisë.

Mirëpo, planet nuk shkuan ashtu siç kishte planifikuar Rina,  pasi në Turqi është një ditë me shi.

“Kisha kaq shumë plane”, ka shkruar Rina krahas postimit në InstaStory.

Ndryshe, “Zjarr” është projekti i fundit muzikor nga Rina. Kënga e publikuar më 20 nëntor të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media