Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany, ka festuar ditë më parë datëlindjen e 27-të.

Tiffany u pa duke qeshur me një grup miqsh në plazh në Miami, ndërsa nuk respektoheshin masat antiCOVID edhe përkundër se babai saj ishte i infektuar me këtë virus.

Në një moment ndërsa ishte në plazh, Tiffany u shfaq e tronditur nga diçka në telefonin e saj dhe ia ndezi ekranin një prej miqve të saj.

I dashuri i saj Michael Boulous ishte gjithmonë afër, pasi grupi prej të paktën gjashtë personash ishte i përfshirë në biseda argëtuese.

Pas plazhit, Tiffany dhe shoqëruesit e saj shkuan në shëtitje, ku vajza e presidentit u pa duke shijuar një akullore përpara se të kthehej në hotelin e saj.

Pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjetet sociale, për mos respektim të masave antiCOVID, Tiffany u shfaq në shëtitje me një maskë të zezë në fytyrë./21Media