Tiffany Trump vajza e presidentit amerikan, Donald Trump festoi ditëlindjen e saj të 27-të në Miami këtë javë.

Ajo është kritikuar se në mes të shpërthimit të koronavirusit, ajo ka bërë një festë të madhe, ku edhe ka ftuar shumë shoqëri. Për më tepër, mediat rozë në SHBA, shkruajnë se kjo ka ndodhur kur familja Trump veç kishte njoftuar rastet e para me infektimin nga koronavirusi.

Burimet thonë vajza e Presidentit Trump filloi javën e saj të ditëlindjes të dielën e kaluar, ku u bashkua me një grup prej tetë personash, duke përfshirë edhe të dashurin e saj, Michael Boulos, transmeton rtv21.tv.

“Ata nuk kanë mbajtur maska dhe as distancë në dhomën e ngrënies, por grupi i saj i miqve ishin të gjithë komod dhe afër njëri-tjetrit”, tregon një burim për PEOPLE.

Guvernatori i Floridas, muajin e kaluar, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ku ndalohen shkuarjet në bare, restorante, e festimet një grupe.
Rastet e koronavirusit janë rritur në Florida që nga fillimi i tetorit, sipas “Tampa Bay Times”.

Të hënën në mbrëmje, ajo vizitoi Papi Steak me të dashurin e saj dhe miqtë e tyre.

“Tiffany u befasua në fund të vaktit kur asaj iu dha një tortë e madhe, e personalizuar, me tre nivele me fotot e saj, duke përfshirë një foto me babanë e saj”, thotë një burim./21Media