Vajza e zhdukur ribashkohet me nënën pas 14 vjetësh

2 min read

Katërmbëdhjetë vjet pasi dyshohet se ishte rrëmbyer nga babai i saj, një vajzë nga Florida është ribashkuar me nënën e saj në kufirin SHBA-Meksikë.

Zhdukja në vitin 2007 e gjashtëvjeçares Jacqueline Hernandez ishte një rast i ftohtë deri në këtë muaj, kur thuhet se kontaktoi nënën e saj në “Facebook”.

Hernandez, tani 19 vjeçe, i tha Angelica Vences-Salgado se ishte në Meksikë. Ato u ribashkuan të hënën në Teksas.

Hetuesit që kanë përgjuar çiftin kanë verifikuar identitetin e Hernandez, transmeton rtv21.tv.

Përpjekja e ribashkimit u bazua në burimet e agjencive të shumta të zbatimit të ligjit në nivelet shtetërore dhe federale.

Hernandez me origjinë nga Florida thuhet se u rrëmbye nga babai i saj Pablo Hernandez më 22 dhjetor të vitit 2007.

Në atë kohë u lëshua një urdhër për krim, pasi autoritetet prisnin që dyshja të udhëtonin për në Meksikë. Vendndodhja aktuale e Hernandez mbetet e paqartë.

Më 2 shtator, zonja Vences-Salgado kontaktoi policinë e Clermont, duke thënë se ajo ishte kontaktuar në internet nga një grua që pretendonte se ishte vajza e saj.

Policia në Florida dhe Teksas, si dhe hetuesit nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, krijuan një plan për të “përgjuar” gruan e re gjatë takimit të saj me zonjës Vences-Salgado për të verifikuar identitetin e saj.

Në shkëmbimin e tyre në Facebook, Hernandez dhe Vences-Salgado ranë dakord të takohen në një pikë hyrjeje në SHBA në Laredo, Teksas.
Dokumentacioni vërtetoi së shpejti se ajo ishte vajza e Vences-Salgado./21Media