Victory Yinka Banjo, 17 vjeçares nga Nigeria, i janë ofruar bursa në vlerë prej 5 milionë dollarë.

“Duket e pabesueshme. Kam aplikuar në shumë shkolla, duke menduar se asnjëra nga to nuk do të më pranonin”, tha Victory për CNN.

17 vjeçarës i janë ofruar bursat nga Ivy League, Yale College, Princeton University, Harvard College dhe Broën University.

Të tjera bursa në Amerikë përfshijnë Massachusetts Institute Of Technology, Stanford University, Johns Hopkins University and the University of Virginia.

“Ata pranojnë student nga më të mirët. Unë duhet t’i rikujtoj vetes se në fakt, jam bërë pjesë e këtyre shkollave, është e quditshme”, shtoi tutje Banjo.

Ndërkohë, prindërit e saj thonë se ajo është një inspirim për rininë nigeriane./21Media