Malgorzata Kulczyk 34-vjeçare që jeton në Londër, tregoi se që nga mosha 7 vjeçare filloi t’i rrit flokët, dhe hera e fundit kur ajo i kishte prerë ishte pesë vite më parë.

Gjatësia e flokëve të saj është 1.5 metra, në fakt ajo i ka më të gjata flokët sesa tërë trupin, dhe pranon se pak kush beson se i ka natyrale dhe se nuk bëhet fjalë për parukë.

 

Ajo është e bindur se mbajtja e flokëve të gjata, do të thotë shumë mund, përkushtim dhe lodhje.

“I kalojë orë të tëra duke u kujdesur për flokët që duhet gjithmonë të jenë të pastra dhe të krehura”, ka shtuar vajza që studion shkencat kompjuterike në Londër dhe që me prejardhje është nga Polonia. /21Media