Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 11:00 në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se është arrestuar një vajzë e cila e ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

“Është arrestuar e dyshuar femër (nënshtetase e huaj, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër (nënshtetase e huaj)”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media