Ferizaj është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në finalen e zhvilluar ditë më parë Ferizaj ishte më i suksesshëm se Istogu, pas dy ndeshjeve.

Ndeshja e parë në Ferizaj u fitua nga skuadra vendase me rezultat 34:29, ndërsa në ndeshjen e dytë Istogu fitoi me rezultat 27:26, por festa i takoi lojtareve të Ferizajt.

Kampionet gjatë ditës së sotme janë pritur në takim nga i pari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu.

“Sot prita vajzat sukseseplotë, trajnerët e drejtuesit e Klubit të Hendbollit Femrat “Ferizaj” të cilat javën që shkoi i sollën Ferizajt e sportit ferizajas titullin e kampionit. Mbresëlënës vullneti e pasioni i vajzave e menaxhmetit të klubit për t’i dhënë këtij sporti e Ferizajt ngjyrat e kampionit, përkrahje që do ta kenë përherë nga qeveria ime”, ka shkruar Aliu në Facebook.