Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm të bukur.

Almeda dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë, shkruan rtv21.tv

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj”, ka shkruar Almeda krahas fotografive që ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndërsa aktori turk Tolgahan Sayisman ka shkruar “dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”.

Gjinia e foshnjës së dytë nuk është bërë e ditur nga çifti.

Kujtojmë se, Almeda dhe Tolgahan janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Efehan./21Media