COVID-19 aktualisht po përhapet në të gjithë botën si zjarr, ndërsa shkencëtarët po punojnë me një ritëm të shpejtë për të gjetur një kurë për sëmundjen vdekjeprurëse.

Tani, shkencëtarët kanë paralajmëruar që një vaksinë mund të mos ndihmojë jetën të kthehet në normalitet deri në vitin 2023. Ekspertët deklaruan se mund të zgjasë deri në një vit pasi një vaksinë e mundshme të miratohet për t’ia dhënë asaj popullatës së përgjithshme.

Raporti i botuar nga Royal Society parashikon sfidat e të gjitha aspekteve në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e një vaksine antiCOVID-19. Studimi nga Data Evaluation and Learning for Viral Epidemics (DELVE) vjen si një tronditje për familjet, të cilat me dëshpërim kërkojnë një kurë.

Qeveria britanike ka deklaruar më herët se një vaksinë efektive mund të zbulohet deri në fund të vitit.

Kjo nuk do të thotë që brenda një muaji të gjithë do të vaksinohen. Ne po flasim për gjashtë muaj të tjerë, nëntë muaj, ose ndoshta një vit. Do të duhet një kohë mjaft e gjatë për të hedhur vaksinën edhe pasi të miratohet“, tha profesori Nilay Sha, një ekspert i inxhinierisë kimike në Imperial College London, transmeton Mirror.

Shpërndarja e vaksinës mund të kërkojë shumë përpjekje dhe gjithashtu vaksinimi i grupeve të moshave të ndryshme kërkon shumë punë. Ndoshta do të fillojë me personat mbi moshën 80-vjeç, më pas grupet e moshës pesëvjeçare dhe grupmosha 75-80 vjeç.

Sha përmendi se ka të ngjarë të duhen dy javë për vaksinimin e çdo grupmoshe pesë vjeç, që do të thotë se do të duhen nga shtatë deri në nëntë muaj për t’u bërë me të gjithë popullsinë. Ekspertët kryesorë të Britanisë së Madhe dhanë një paralajmërim se ndërsa një vaksinë mund të ndihmojë fillimisht për të kontrolluar shpërthimet, imuniteti i plotë i popullsisë mund të zgjasë shumë kohë pasi vaksina të aprovohet.

Përhapja e virusit vdekjeprurës ka marrë jetën e mbi një milion njerëzve në të gjithë botën dhe ka infektuar mbi 34 milionë njerëz në të gjithë botën. Një vaksinë efektive pritet nga tremujori i parë i 2021.