Sot erdhi lajmi i mirë për vaksinën e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oxford, pasi duket se është e sigurt për përdorim dhe mund ta nxisë sistemin imunitar të njeriut për të reaguar.

Në rezultatet e testit ku ishin të përfshirë 1,077 persona u dëshmua se vaksina e ka nxitur prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut, të cilat mund ta luftojnë virusin.

Këto rezultate janë shumë premtuese, por ende është shumë herët për t’u ditur nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, prandaj disa testime më të mëdha janë në proces e sipër./21Media