Një vaksinë kundër malaries ka rezultuar 77% efektive dhe mund të jetë një zbulim i madh kundër kësaj sëmundjeje.

Malaria merr më shumë se 400.000 jetë njerëzish në vit, ku shumë prej tyre janë fëmijë, në Sub-Saharan të Afrikës.

Pas shumë provave të vaksinave të tjera, kjo e fundit po del të jetë më efektive dhe që tregon rezultat pozitiv.Hulumtuesit thonë se kjo vaksinë mund të ketë ndikim shumë të madh në shëndetësi.

Po ashtu, është bërë provë në më shumë se 450 fëmijë në Burkina Faso dhe ka rezultuar që vaksina të jetë e sigurtë dhe me efikasitet të lartë.

Malaria është një sëmundje vdekjeprurëse që shkaktohet nga parazitët, e transmetuar te njerëzit nga pickimi i mushkonjave.

Një tjetër provë më e madhe se ajo e fundit do të bëhet në afër 5.000 fëmijë të moshavë 5 muaj deri në 3 vjet, në katër shtete të Afrikës.

Simptomat e malaries janë ethet, dhimbja kokës, të dridhurat dhe nëse nuk i jepet trajtim i menjëhershëm, mund të shkaktojë vdekjen.

Nga Organizata Botërore e Shëndetit, thuhet se vetëm gjatë vitit 2019 janë shënuar gjithsej 229 milionë raste të të prekurve nga malaria dhe në total 409.000 vdekje./21Media