Nga 27 dhjetori, pritet që vendet e BE-së, të nisin vaksinimin

Nga 27 dhjetori, pritet që vendet e BE-së, të nisin vaksinimin

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar vaksinën Pfizer, për përdorim në Evropë. “Për momentin nuk ka indikacione se vaksina nuk funksionon ndaj Covid-19, tha Emer Cooke, drejtoresha ekzekutive i agjencisë së barnave (EMA).
“Tani do të veprojmë shpejt”, përfundoi ajo. Tashmë vaksina pritet të dorëzohet në vendet evropiane, për t’i hapur rrugë fushatës së vaksinimit. Më datë 27 dhjetor, pritet që vendet e BE-së, të nisin vaksinimin njëkohësisht./21Media