Përveç virusit korona, qytetarët po përballen edhe me gripin sezonal, i cili nga profesionistë shëndetësorë po shihet si sfidë për punën e tyre në këtë kohë pandemie.

Megjithëse, ishte paralajmëruar se vaksinat kundër gripit sezonal do të arrijnë në fillim të nëntorit një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se mbi 160 mijë doza do të shpërndahen gjatë kësaj fundjave./21Media

Përgatiti: Valmire Hoti

Kamera: RTV21