Vaksinat ilegale në Veri!
28 Dhjetor 2020
Prokuroria themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet
Prokuroria themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për hyrjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19 nga Serbia në Veri të Kosovës. Lajmin për tv21 e konfirmoi prokurori i kësaj Prokurorie, Shyqri Syla, i cili bëri të ditur se kanë filluar të mbledhin informacione për të konstatuar nëse produktet farmaceutike kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, zyrtarisht apo përmes rrugëve ilegale./21Media