Vaksinën e parë në Gjermani kundër COVID-19, e dha mjeku me origjinë shqiptare
28 Dhjetor 2020
Vaksinimi kundër koronavirusit ka filluar edhe në Gjermani! Pas vaksinimeve, në një shtëpi të të moshuarve në Berlin nga një ekip i lëvizshëm tani po fillon në kryeqytet dhe në vende të tjera në Gjermani.
E vaksinën e parë kundër koronës në Gjermani e ka dhënë mjeku me origjinë shqiptare, Dr. Fatmir Dalladaku. Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Gjermanisë në Kosovë, shkruan rtv21.tv.
Një 101 vjeçare, Gertrud Haase u bë personi i parë që mori vaksinën në Gjermani.
Aktualisht në Gjermani janë 1.6 milion njerëz të infektuar me koronavirus dhe gati 30,000 persona humbën jetën./21Media